Bëhet fjalë për postimin e gazetarit Fitim Çeku, i cili pretendon se Gjykata Speciale kishte kontaktuar dëshmitarë që ndodheshin në listën e të kërkuarve të Interpolit për krime lufte në Kosovë, me qëllimin e vetëm që të siguronte arrestimin e Thaçit.

Sipas këtij raportimi, Jack Smith e ka përdorur këtë situatë për të minuar administratën e atëhershme të Donald Trump, duke penguar arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kjo, sipas tij, ka ndikuar në rritjen e tensioneve në Ballkan.

Grenell, i cili ka qenë një nga mbështetësit e Thaçit dhe kritik i ashpër i Gjykatës Speciale, e shpërndau këtë postim, duke treguar se vazhdon të jetë i interesuar për çështjen e ish-presidentit të Kosovës në Hagë.