Bukuri e trishtuar!

Besim Guda

(Tregim në tre akte)

Sot gjatë ecjes në natyrë, skaj përroskës së fshatit Dragancë mbeta i shastisur, se ja çka mundet me bo njeriu ynë!

Mbeturinat nga më të ndryshmet të hedhura nga ne, duke dëmtuar natyrën, duke humbur bukurinë e saj dhe duke i dhënë vetes epitetin e njerëzve pa kulturë e pa civilizim.

E para – njerëzore: cili do nga ne që ka bërë diçka të tillë le ta dijë, për te Ramazan nuk ka ose nuk i vlen, Bajram nuk ka ose nuk e ka hallall, Krishtlindjet dhe pashkët nuk vlejnë për të.

Ai nuk beson në zot, nuk beson në shtet, nuk beson në atdhe.

E dyta – për mësuesit e dashur: mos u mësoni fëmijëve thyesa e ekuacione me dy e tri të pa njohura, mos u mësoni astronomi, mos u mësoni gjenetik e biologji, por mësoni se si mos të hedhin mbeturinat, si të kalojnë rrugën, si të kujdesen për të vjetrit, si hyhet në restorant, bibliotekë, si respektohet semafori, si duhet sjellë në komunikacion e shumë e shumë gjëra tjera që na bëjnë qytetarë të ndërgjegjshëm dhe të denjë të këtij shteti.

E treta – për organet kompetente të komunave por edhe të qeverisë.

Duke llogaritur se qytetari që e ka hedhur bërllokun e ka bërë ngase po ta hidhte në deponi të mbeturinave do të duhej të paguante një çmim, një gjë e tillë duhet rregulluar, duhet subvencionuar çdo njërin që hedh mbeturina në deponi, një traktor me mbeturina do të duhej të paguante shteti me 10 ose 20 euro, në mënyrë që të ruante mjedisin në Kosovë.

Tek e fundit e kemi shembullin e mbeturinave metalike në Kosovë. Të tilla nuk i gjeni dot se ato shiten, të tillë jemi nuk kemi çka bëjmë.

Masat ndëshkimore më duken veç farsë!!!