Zoti ju marroftë !!!
Dukuri të pazakonta dhe të papranueshme të kësaj qeverie të dështuar e kanë përcjellë çdo ditë e të cilat kanë ardhur si paaftësi për të menaxhuar me situata të ndryshme, ndër to edhe socioekonomike!
Një prej këtij keqmenaxhimi apo dështimi është edhe ky skandali i këtij muaji ku në vend se punëtorët e sektorit të shëndetësisë (infermierët) dhe ata të sigurisë (policë dhe ushtarë) të shpërblehen dhe stimulohen për punën e tyre në ndërrime të natës-kujdestari, këtyre kategorive nuk u ekzekutohet pagesa as për punën që e kanë bërë në këto orare, që do me thanë se kjo qeveri vetëm për menaxhim dhe mirëqenie nuk ka qenë dhe nuk ka aftësi ndërsa për paaftësi, dembellëk, hajni, keqpërdorim mos guxim, viktimizim, shpifje e ankesë ka mbërri me u shtri cep më cep Kosovës!
Për çudi, sindikata e Shëndetësisë, si një patericë e kësaj qeverie dështake e dhelparake, në vend se me dal me reagim për mosekzekutim të pagesës së ndërrimit natës, është strukë e i ka shti veshët në lesh thuajse nuk ka ndodhë kurrgjë, ndërsa në anën tjetër dëmi iu ka bërë punëtorëve që me punën e tyre fisnike nuk ka pas situatë që i ka ndalë e të cilës nuk i kanë dalë në krye pa asnjë hezitim!
Mirënjohje e pafund për komunitetin infermieror të cilët pa marrë parasysh koston u përballën me secilën situatë!
Jazëk e marri edhe për qeverinë dështake edhe për Sindikatën e ashtuquajtur të shëndetësisë e cila vetëm atëherë kur i duhet komuniteti për interesa personale dhe klanore qohet me veprime fëmijërore mashtron e mbaron lloj-lloj rrene për me i bindë kinse janë përfaqësues të tyre.
Nuk ju ka mbetur asnjë gisht fytyre me dal para komunitetit infermieror !
Dështak, manipulues, çohuni prej gjumi se ka ardhur pranvera !
Zoti ju marroftë !!!
Definitivisht po ndihet mungesa e njerëzve të vyeshëm, guximtarë, vullnetmirë që dinë dhe duan me e ba e me drejtu venin kah e mira dhe e mara, po ashtu e nevojshme organizatë e dinjitetshme sindikale që mbron infermierinë nga manipulatorët dhe keqbërësit!
Ibish Ibishi, punëtor shëndetësor

