Ndërron jetë komandanti i shquar i cili s’e hoqi asnjëherë plisin gjatë betejave
Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë komandanti i shquar i Koshares, Haki Limani, i njohur si komandant “Plaki”.
Për vdekjen e tij ka njoftuar ish ministri i mbrojtjes, Rrustem Berisha, ku përmes një postimi në facebook u shprehë se Limani gjatë Epopesë së Koshares asnjëher nuk e hoqi plisin e bardhë nga koka, duke qenë shembull i dashurisë për atdheun dhe luftëtar i paepur për liri.
“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë bashkëluftetari ynë nga Ferizaj, Haki Limani-Komandant “Plaki”.
Komandant Plakin, e njoha në ditët e lavdisë së luftës sonë çlirimtare kur ai bashkë me djalin e tij Arbenin, ju bashkuan Brigadës 138 “Agim Ramadani” të UÇK-së.
Komandant Plakin, e njoha në ditët e lavdisë së luftës sonë çlirimtare kur ai bashkë me djalin e tij Arbenin, ju bashkuan Brigadës 138 “Agim Ramadani” të UÇK-së.
