“Dallgën nuk e mbysin një varkë…” – mesazhi i Sarës për Eglin

Banorët e “Big Brother VIP Albania 4” janë surprizuar nga mesazhet që fansat, miqtë dhe familjarët kanë dërguar për ta në “Big Love”.

Egli ka marrë mesazhe të shumta, por vëmendjen më të madhe e mori ai i Sara Gjordenit, e cila ka mbështetur herë pas here banoren duke bërë postime në rrjetet sociale për të.

“Dallgët nuk e mbysin një varkë, ajo fundoset vetëm nëse një gropë hapet brenda saj… Sara Gjordeni”, shkruante ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”.

Ndërkohë Egli ka falënderuar Sarën për gjithë mbështetjen që i ka dhënë si jashtë ashtu edhe brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Sara faleminderit shumë, shumë, shumë, të kam pasur suport edhe jashtë. Faleminderit shumë, jam shumë mirënjohëse. E di që ke qenë një vajzë me një histori paksa të vështirë këtu. Si vajza-vajzës, të puth fort. Puthe bebin, të fala Bardhit. Je shumë e mirë. Faleminderit”, thotë Egli e emocionuar.