Ky është mjeku nga Sudani që erdhi në Gjilan në vitet 70-ta
Sudani e njohu Kosovën vonë, për dallim nga shumica e shteteve tjera, por një mjek nga ky shtet afrikan kishte ardhur në Kosovë qysg në vitet e 70-ta.
Ai ishte pediatri Andrea Lodongi, i cili tërë karrierën e tij e ushtroi në qytetin e Gjilanit.
Ismail Veliu nga ky qytet, me siguri duke iu referuar shënimeve tê babait të tij, Ramiut, punëtor shëndetësor ndër më të hershmit (nuk jeton më), ka thënë se mjeku nga Sudani punoi gjatë në Gjilan.
“Ky është Andrea Lodongi i lindur në jug të Sudanit, në vitin 1948.
Dr. Andrea erdhi ne Gjilan ne vitin 1976, ku pas perfundimit të studimeve, filloi të punonte si pediatër.
Dr. Andrea i përkushtuar në punën dhe profesionin e tij u kujdes per të gjithë deri në pensionim.
Pas pensionimit, ai është larguar nga Gjilani dhe Kosova dhe jeton diku tjetër./Mediafokus.
