Mendim Rugova: Prej kësaj dite do të kemi temperatura tepër të larta
Meteorologu Mendim Rugova tha se ditën e nesërme kemi intervale me diell, mirëpo pritet të ketë edhe riga lokale shiu.
Ai tha në #Gjesi se nga e mërkura priten temperatura “tepër të larta” për këtë periudhë.
Prej ditës së mërkurë e kemi një mot pak më të mirë, temperatura tepër të larta. Madje ka gjasa – këtu në grafikë e kemi deri në 22-22 gradë celsius, por ka gjasa deri në 25 me mbërri vende-vende, sidomos ndoshta pjesët e Dukagjinit.
Orëve të mbrëmjes pritet ndoshta ndonjë rigë lokale shiu.
Ditën e enjte dhe të premte kemi mandej pak më shumë mundësi që të kemi të reshura.
Të shtunën pritet një rënie e temperaturave.

