Vetaksident me fatalitet në Suharekë
Një person ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes rreth orës 23:00 në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi u vetaksidentua në fshatin Shirok dhe Sopij të Suharekës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizreni, Shaqir Bytyqi.
“Me datë 24.04.2025, rreth orës 21:26 përmes linjës emergjente policia ka marr njoftim se në mes të fshatit Shirok dhe Sopij në Suharekë ka ndodhur një vet-aksident. Policia ka informuar emergjencën dhe patrulla menjëherë ka dal në vendngjarje. I lënduari E.K. nga Sopija fillimisht është dërguar në emergjencën e Suharekës por për shkak të lëndimeve të rënda është transferuar për në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Rreth orës 23:00 nga spitali është informuar se I lënduari ka vdekur. Hetuesit e trafikut kanë dal në vendngjarje gjithashtu, është njoftuar prokurori kujdestar”, ka thënë Bytyqi.

