Një makiato në Prishtinë bëhet 2 euro, n`daç pije, n`daç jo!
Çmimet e kafesë në Prishtinë po shënojnë rritje të ndjeshme, duke ngjallur reagime tek qytetarët, sepse tani e tutje jo të gjithë mund ta shijojnë.
Një prej rasteve më të fundit është publikuar në faqen “Vrojtuesit e lagjes”, ku tregohet një kupon fiskal nga një lokal në sheshin “Nëna Tereza”, ku një makiato e madhe është faturuar me 2 euro, ndërsa një kafe amerikane me 1.80 euro.
N`daç pije, n`daç leje, kaq e ke!


