“Vendi ku teoria dhe praktika bashkohen për të krijuar profesionistët e së nesërmes”

Me rastin e ditës së shkollës së mesme teknike “Memet Isai” , drejtoresha e këtij institucioni të dijes, Lumnije Tahiri, ka bërë urim të veçant, duke thënë se kjo shkollë është vendi ku teoria dhe praktika bashkohen për të krijuar profesionistët e së nesërmes.

Urimi i plotë:

Të nderuar nxënës, prindër, mësues, dhe drejtues të shkollës sonë,

Sot është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë ne – dita e shkollës tonë , kjo ditë nuk përfaqëson vetëm historinë dhe arritjet e shkollës sonë, por edhe të ardhmen që ndërtojmë çdo ditë me punë, përkushtim dhe vizion.

Që nga ditët e para, shkolla jonë ka qenë një vatër dijesh dhe aftësish praktike, një hapësirë ku shumë të rinj kanë gjetur drejtimin e tyre në jetë. Me hapa të vegjël por të sigurt, kemi ndërtuar një komunitet të bazuar në dije, punë dhe përkushtim.

Shkolla jonë është vendi ku teoria dhe praktika bashkohen për të krijuar profesionistët e së nesërmes. Këtu nuk mësojmë të bëhemi vetëm profesionistë, por mësojmë edhe për vlerat njerëzore; si puna, korrektësia, përgjegjësia dhe gjitha vlerat tjera njerëzore që që e bëjnë një të ri të jetë gati për të ardhmen e tijë gjitha sfidat e jetës dhe tregut të punës.

Faleminderit mësuesve që përçojnë dijen me pasion. Faleminderit nxënësve që zgjedhin rrugën e dijes praktike. Faleminderit prindërve që na kanë besu fëmijët e tyre për ti përgaditur si profesionistë të së ardhmes. Dhe faleminderit të gjithë atyre që mbështesin arsimin profesional, si themel i zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.

Gëzuar Ditën e Shkollës! Le të vazhdojmë të rritemi së bashku, me punë dije dhe përkushtim.