Një operacion i rrallë kryhet në Spitalin e Gjilanit

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit është kryer me sukses një operacion i ndjeshëm dhe i rrallë kirurgjik – heqja e një mase tumorale në zorrën e trashë të një pacient i moshës së mesme.

Pacienti ishte diagnostikuar me një masë të dyshimtë në zonën e kalimit ndërmjet kolonit sigmoid dhe rektumit gjatë një procedure kolonoskopie.

“Pas diagnostikimit të plotë, pacienti iu nënshtrua një operacioni për heqjen e kolonit të majtë dhe tumorit, i cili u realizua me metodën moderne laparoskopike”, thuhet në njoftimin e Spitalit.

Pacienti S.A. (1971) ishte diagnostifikuar gjatë Kolonskopisë me ndryshim në Kalimin e Kolonit Sigmoid në Rektum me një masë tumorose të dyshimtë ku ishte marrë edhe Biopsia nga Dr.Arta Dakaj e Histopatologjia rezultoi me një karcinom.

Me pas u shtrua në Repartin e Kirurgjisë në SPGJ ku u kompletua Diagnostika. Me datën 05.05.2025 u realizua largimi i Kolonit të majtë së bashku me Tumorin me Metoden Laparoskopike.

Kirurgët e Repartit të Kirurgjisë, në krye me dr Kushtrim Qerimi, në bashkëpunim me anesteziologët dhe teknikët, e realizuan me sukses të plotë këtë ndërhyrje komplekse kirurgjike.