Bashkëshortët me 84 vjet stazh dhe 240 euro pension të dytë së bashku
Kosova i ka trajtuar deri më tani më keq se asnjë shtet tjetër pensionistët e saj. Qoftë edhe një ditë e vetme nëse të mungon për t`i rrumbullakuar 15 vjet stazh para vitit 1999, mbetesh me 120 euro, njësoj me ata që nuk kanë punuar asnjëherë.
Dihet se në vitet e okupimit, Serbia i kishte dëbuar nga puna mijëra shqiptarë të Kosovës, të cilët kishin refuzuar ta pranonin pushtetin e dhunshëm serb.
Abdyl Ajeti, aktivist politik, mërgimtar i hershëm, ka përshkruar rastin e dy bashkëshortëve nga Gjilani, të cilët me 84 vjet stazh pune, kanë dalë në pension me 24o euro, përkatësisht me nga 120 euro secili.
“A keni dëgjuar një rast të tillë, Rafet Rexhepaj me bashkëshorten e tij, me 84 vite përvojë pune, kanë një pension me 120 euro, që i bie të dytë së bashku 240 euro në muaj. Ky është një realitet i hidhur. E pranojnë përvojen e punës gjatë kohës kur kur ka udhëheqë Serbia, ndërsa nuk e pranojnë atë pas vitit 1999. Kjo është Kosova jonë, ky është shteti i ynë i dashur dhe i respektuar. Para tri ditësh, bashkëshortja e Rafetit, Hanmije Rexhepaj ka marrë një Mirënjohje nga Oda e Infermierisë së Kosovës si punëtore e dalluar dhe respektuar, ndërsa tani në pension do të marrë 120 euro”, ka shkruar Ajeti./Mediafokus

