Sipas Policisë së Tiranës, viktima është shtetasi B.H., i cili ishte duke çmontuar një bojler në banesën e një qytetari.

Gjatë procesit të çmontimit, bojleri është shkëputur dhe i ka rënë në kokë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Më datë 24.05.2025, në rrugën “Myslym Shyri”, duke punuar në banesën e shtetasit F.H. për çmontimin dhe heqjen e bojlerit të ujit, gjatë punës bojleri është shkëputur duke i shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit B.H., 52 vjeç, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

52-vjeçari ndërroi jetë derisa po transportohej për në spital.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për vlerësim të mëtejshëm.