Edhe një tentativë e dështuar e Kuvendit të Kosovës – kësaj here vetëm 48 vota
As tentativa e 28-të nuk rezultoi me sukses në konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Avni Dehari kryesues i seancës konstituive, sërish e hodhi në votim komisionin për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë, përmes të cilit do të zgjidhej kryeparlamenti, por propozimi i tij dështoi të merrte përkrahjen nevojshme nga partitë.
Dehari bëri të ditur se në sallë ishin të pranishëm 85 deputetë. ‘‘Për’’ votuan 48 deputetë , ‘‘kundër’’ nuk pati dhe as ‘‘abstenim’’ s’ka pasur.
Seanca e radhës do të mbahet me 9 qershor, në ora 11:00.

