Dështon sërish konstituimi i Kuvendit
As përpjekja e 33-të e deputetëve për konstituimin e Kuvendit nuk ka rezultuar me sukses. Kjo pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hequr dore nga propozimi që kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, të votohet në mënyrë të fshehtë.
Kësaj radhe, propozimi i VV-së për votimin për formimin e një komisioni për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit ka marrë vetëm 51 deputetë, kudër ka qenë 1 deputet, kurse abstenim nuk ka pasur.

