Irani godet me raketë balistike spitalin në Izrael, publikohen pamjet e këtij sulmi
Irani dhe Izraeli po vazhdojnë të sulmojnë njëri-tjetrin pavarësisht thirrjes për de-eskalim të situatës.
Një video amatore e postuar në rrjetet sociale, shfaq momentin kur raketa balistike iraniane godet spitalin Soroka në Beersheba të Izraelit.
Autoritetet izraelite kanë njoftuar se nga ky sulm me raketë janë shkaktuar dëme materiale, si dhe ka patur njerëz të lënduar, transmeton Telegrafi.
Ministria e Jashtme izraelite raportoi një “goditje të drejtpërdrejtë” në një strukturë kyçe, ku po trajtohen shumë ushtarë izraelitë të plagosur në Rripin e Gazës.

