Edhe një aksident i sapondodhur në rrugën Gjilan–Prishtinë
Një aksident tjetër ka ndodhur në rugën Gjilan-Prishtinë, ku shihet një veturë e rrokullisur.
“Edhe një aksident i sapondodhur në “Rrugën e LUTJEVE” Gjilan–Prishtinë”, ka shkruar para pak minutash Riad Rashiti, kryetar i PDK në Gjilan, i cili ka publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.
Para se të nisesh për Prishtinë, lutja për shpëtim është bërë pjesë e pandashme e qytetarëve të Gjilanit, sepse kjo rrugë është kthyer në rrugën më të rrezikshme në Kosovë.
Qeveria vazhdon me heshtje për autostradën e Gjilanit. Ndërkohë, kryetari i komunës është i zënë… me podcaste me dal sa më profesionale.
As gropat nëpër qytet nuk po mundet me i mbush, e lëre më me guxu e me kërku zgjidhje të projektit të autostradës për sigurinë e jetës së qytetarëve të Gjilanit, ka shkruar Rashiti.

