Mërgimtarë, kujdes nëse keni plan të udhëtoni sot nëpër Serbi, atje ka shpërthyer dhuna

Kujdes, në Serbi janë bllokuar dhe po bllokohen sot shumë rrugë, e paralajmërohet madje edhe bllokimi i autostradave që është shumë me rëndësi për udhëtarët që kalojnë nëpër këtë vend.

Studentët dhe qytetarët kanë filluar një bllokadë të plotë të Beogradit dhe qyteteve të tjera të mëdha, si reagim ndaj dhunës dhe arrestimeve policore të regjimit të Vuçiqit.

Ata thonë se do të ketë “Bllokadë totale të Serbisë”, sepse nuk do të lejojnë “t’i shkelin” forcat e dhunshme të policisë.

Bllokadat kanë filluar në orën 7 të mëngjesit në shumë lokacione në Beograd, Novi Sad, Nish, Kragujevc dhe shumë qytete të tjera.

Ajo që për të gjithë diasporën tonë është shumë me rëndësi: Është paralajmëruar edhe mundësia e bllokimit të autostradës në dalje të Beogradit.

NDAJ KUJDES, nëse sot keni në plan të udhëtoni, informohuni mirë si është gjendja, që të mos mbeteni në rrugë duke pritur!

Vuçiqi ka paralajmëruar në një video se “shteti nuk mund të lejojë veprime të paligjshme”, por ditët e fundit gjithandej ka bllokada dhe dhunë e arrestime nëpër Beograd dhe vende të tjera…

Sot në rrugë kanë dalur edhe forcat e mëdha policore, e gjendja është e tensionuar./Bahri Cani