Peci: Kosova thyen rekord në mbjelljen e grurit, mbi 74 mijë hektarë të mbjellura në vitin 2025

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci njoftoi se Kosova ka arritur një rekord të ri në sektorin e bujqësisë, me mbi 74 mijë hektarë të mbjellura me grurë në nivel vendi për vitin.

Përmes një video-adresimi rrugës për në Suharekë ku së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, do të nisin zyrtarisht fushatën e korrje-shirjeve për këtë vit, Peci tha se kjo është një e jashtëzakonshme në sektorin e bujqësisë.

“Vitin e kaluar shënuam rekord të të mbjellurave dhe rendimentit dhe siguruam bukën e motmotit. Këtë vit kemi thyer rekord të ri, janë mbi 21 mijë hektarë më shumë të mbjellura me grurë sesa në vitin paraprak”, tha ministri në detyrë.