Temperaturat e larta, shmangeni ekspozimin në diell nga ora 10:00-17:00
Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel te qytetarët për kujdes nga temperaturat e larta të këtyre ditëve.
MSH ka publikuar disa rekomandime:
- Qëndroni larg të nxehtit
- Përdorni krem mbrojtës nga dielli
- Shmangeni ekspozimin direkt në diell nga ora 10:00 deri në 17:00
- Limito sasinë e kafeinës dhe alkoolit
- Pini ujë rregullisht
- Vishuni me rroba të lehta dhe me ngjyra të hapura
- Mbajeni shtëpinë freskët
- Nëse keni marramendje, djersitje, të vjella, konfuzion drejtohuni për ndihmë shëndetësore.

