Nesër i jepet lamtumira e fundit në vendlindje Florentit i cili humbi jetën në Gjermani

I riu nga Vitia që vdiq tragjikisht në Hamburg, para disa ditësh, do të varroset nesër në vendlindjen e tij, Sllatinë e Poshtme e Vitisë.

31 vjeçar nga Kosova, Florent Frangu, sipas informacioneve jozyrtare vdiq si pasojë e një aksidenti të trafikut.

Ceremonia e varrimit të tij do të bëhet nesër, më 1 gusht, në fshatin prej nga vjen, me fillim nga ora 17:00.

Florent Frangu jetonte dhe punonte në Gjermani.

Vdekja tragjike e Florentit ka tronditur zemrat e të gjithë atyre që e njohëm.

Ai ishte një djalë plot jetë, me ëndrra dhe shpresë për të ardhmen, gjithmonë i buzëqeshur dhe i dashur për të gjithë.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Florent Frangu. Humbja e tij është një goditje e madhe për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin si njeri të ndershëm e të respektuar”, thuhet në mesazhin ngushëllues të Halitit, i cili shprehu mbështetje dhe lutje për familjen në këto momente të rënda.