Qytetari dorëzon Kallëzim Penal kundër deputetes Fitore Pacolli: Ka rrejt në polici, ajo duhet me u arrestu
Qytetari Agim Plashniku ka dorëzuar kallëzim penal ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.
Në kallëzim shkruan se Fitore Pacolli dhe asistenti i saj kanë sulmuar fizikisht qytetarin në momentin që ai i ishte afruar në mënyrë të kulturuar për t’i kërkuar ta paguaj një faturë si gjest simbolik për të shprehur indinjatën rreth skandaleve të fundit rreth dyshimeve për korrupsion.
“Ajo duhet me u arrestu, i ka rrejt Policinë”, ka thënë qytetari para mediave pasi dorëzoi kallëzimin penal ndaj deputetes.

