Ky është burri që u gjet pa shenja jete në Gjilan
53-vjeçari i cili u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Gjilan, është Defrim Rexhep Zylfijaj.
Bashkëshortja e tij e ka njoftuar policinë se e kishte gjetur burrin të shtrirë në shtrat, pa shenja jete.
Ekipi i ndihmës së shpejtë e ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë familja ka njoftuar për vdekjen e më të dashurit të tyre.
Sot me daten 16.08.2025 ndërroi jetë Djali, Vllau, Baba, Bashkeshorti e me i dashuri jonë DEFRIM REXHEP ZYLFIJAJ.
Për varrimin e te ndjerit ju njoftojm më vonë.
I ndjeri ka lënë pas vete bashkëshorten dhe tre fëmijë. /Mediafokus
