Koncerti i Yll Limanit në Shkodër anulohet sërish pas ndërhyrjes së policisë

Ylli Limani ka njoftuar se koncerti i planifikuar për t’u mbajtur në “Mad Summer Club” në Shkodër, nuk është zhvilluar për shkak të ndërhyrjes së policisë – për të dytën herë radhazi.

Përmes një postimi në Instastory, këngëtari i njohur ka shprehur falënderim dhe keqardhje ndaj publikut:

“Shkodër ❤️ Faleminderit që keni ardh për mu sonte… Më falni që është hera e dytë që policia na pamundëson mbajtjen e eventit. E du këtë qytet edhe juve shumë! I will see you soon,” – shkroi Limani në Instagram.