Sipas të dhënave më të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, situata më e ngarkuar është në Merdarë.

Atje, pritjet për automjetet që po dalin nga Kosova arrijnë deri në 60 minuta, duke e bërë këtë pikë kalimi më të ngarkuarin për momentin.

Në hyrje, gjendja është më e qetë, me pritje nga 5 deri në 10 minuta.

Ndryshe paraqitet situata në pikën kufitare të Jarinjës, ku pritjet për hyrje dhe dalje janë nga 5 deri në 10 minuta.

Edhe në pikën kufitare të Bërnjakut, pritjet për automjete në hyrje dhe dalje janë minimale, nga 3 deri në 5 minuta.

Në pikën kufitare të Dheu i Bardhë, pritjet për automjete janë rreth 5 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje, ndërsa nuk janë raportuar kolona.