Apel për ndihmë: Humbën kontaktin me familjen – kërkohet ndihma e qytetarëve për gjetjen e dy vëllezërve nga Gjilani
Prej parmbrëmë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e dy vëllezërve nga Gjilani, Flamur Isufi rreth 41-vjeçar dhe Egzon Isufi rreth 37-vjeçar, të cilët kanë dalë nga shtëpia me një veturë Skoda Octavia ngjyrë e zezë dhe nuk janë kthyer më.
Familjarët kanë raportuar rastin në polici dhe kanë bërë apel që kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e tyre të lajmërojë menjëherë autoritetet.
Nëse keni ndonjë informacion, ju lutemi të kontaktoni Policinë e Kosovës në numrin 192 ose të paraqiteni në stacionin më të afërt policor.
Çdo ndihmë e qytetarëve është e vlefshme për zbardhjen e këtij rasti.

