Vrasje e rëndë në tentativë, 21-vjeçari në Viti godet me veturë pesë të rinj

Një sulm i rëndë ka ndodhur mbrëmë në parkun “Bafti Haxhiu” në Viti.

Një i dyshuar, me veturën e tij ka goditur disa persona  që ishin duke qëndryar në një park.

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Sinjali ndërkaq mëson se të plagosurit janë: A. F., V. G., E. S., M. A. dhe A. S.

Katër prej tyre janë jashtë rrezikut, ndërsa njëri është në gjendje më të rëndë dhe është transferuar në QKUK.

Prokuroria e ka cilësuar rastin si “Vrasje e rëndë në tentativë”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.