Arbër Ismajli takon banorët e Sllubicës: Për 4 vjet s’patën ku t’i adresojnë problemet e tyre
Kandidati për kryetar Komune në Gjilan, Arbër Ismajli (LDK) ka takuar sot banorët e fshatit Sllubicë, të cilët i ndanë shqetësimet, problemet, hallet e dertet e tyre, të cilat nuk patën ku t’i adresojnë për 4 vite rresht.
Bashkë me kryetarin e Lëvizjes Vatra, Kushtrim Kadriu, ishim në takim me banorët e Sllubicës, në një pjesë të jashtëzakonshme të Gjilanit.
Banorët e Sllubicës shprehën nevojën për përmirësimin dhe ndërhyrjen në infrastrukturë, mbështetjen e bujqësisë, përkujdesjen ndaj rinisë dhe një qasje më serioze të institucioneve lokale ndaj problemeve të përditshme që kanë këta njerëz.
🙏🏼Falënderojmë z. Jonuz Hasani dhe të gjithë banorëve të Sllubicës për mikpritjen e ngrohtë dhe angazhimin e tyre të patjetërsueshëm për ta ndryshuar mentalitetin qeverisës në Gjilan.
Diskutimet e tilla janë pasuri e veçantë e rrugëtimit tonë politik, prandaj, zotohemi që udhëheqja e politikave zhvillimore të komunës do të kthehet në duart e tyre nga data 12 tetor.
Bashkë me qytetarët në qeverisje, do ta nderojmë Sllubicën, e do t’i jetësojmë të gjitha kërkesat dhe shqetësimet e këtyre banorëve, ka thënë Ismajli.
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#BashkePerGjilan
#ArberIsmajli #113

