Fatmir Shurdhani prezanton zotimet konkrete për mbështetje ndaj personave me aftësi të kufizuar
Kandidati i AAK-së për anëtar të Kuvendit, Fatmir Shurdhani, ka prezantuar në mënyrë konkrete zotimet e tij për mbështetjen ndaj personave me aftësi të kufizuar.
Postimi i plotë i Fatmir Shurdhanit, i cili në listën zgjedhore të AAK-së mban numrin 10:
Është nevojë imediate digjitalizimi i Klinikës Mobile, digjitalizimi i Bazës së të Dhënave dhe Profilizimi i Shërbimeve të OJQ-ve
Gjatë mandatit katër vjeçar si anëtar i Kuvendit, zotohem se do të punojë në digjitalizimin i Klinikës Mobile, digjitalizimi i Bazës së të Dhënave dhe Profilizimi i Shërbimeve të OJQ-ve që ofrojnë shërbime për personat me aftësi të kufizuar.
Digjitalizimi i Klinikës Mobile nënkupton ofrim të shërbimeve cilësore e më të shpejta për personat me aftësi të kufizuar si dhe rastet në nevojë.
Digjitalizimi i Bazës së të Dhënave është nevojë imediate në mënyrë që institucionet të kenë qasje të plotë në shëbimet të cilat i ofrojnë OJQ-të, në mënyrë që të jenë sa më cilësore dhe efikase.
Po ashtu, do të angazhohem me krejt potencialin tim për Profilizimi i Shërbimneve të OJQ-ve të licensuara, me theks të veçantë eliminimin e shërbimeve të dyfishta.
Në kuadër të këtyre, në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mireqenie Sociale, duhet të punësohet një koordinator i cili do t’i monitorojë në baza ditore organizatat jo qeveritare lidhur me mbarëvajtjen e projekteve të fituara nëpërmjet thirrjeve publike, përfshirë raportet në detaje.
#FatmirShurdhani10
#DritePerGjilanin
#BaraziPerTeGjithe
#AAK174