Vitaminat – kujdes me përdorimin!
Luçiano Bardhi
Shumë njerëz mendojnë se vitamina = shëndet, por e vërteta është ndryshe.
Në treg, shumica e vitaminave sintetike përmbajnë aditivë, ngjyrues dhe mbushës që nuk kanë asnjë vlerë ushqyese.
Përkundrazi, këto mund të jenë të dëmshme për veshkat, pasi organi detyrohet të filtrojë substanca artificiale që trupi nuk i njeh si të vetat.
Prandaj, suplementet nuk duhen marrë kot, vetëm sepse “janë vitamina”.
Duhet zgjedhur specifikisht ajo që i nevojitet trupit, në bazë të një analize ose rekomandimi profesional.
Por edhe këtu fshihet një e vërtetë e madhe:
Nëse zorra është e bllokuar me toksina, nëse mëlçia është e lodhur, nëse sistemi tretës është i ngarkuar, asnjë vitaminë nuk përthithet siç duhet.
Pra, pa pastruar fillimisht zorrët, mëlçinë dhe organizmin nga ngarkesat, vitaminat mbeten thjesht pluhur i shtrenjtë dhe i kotë.
Kujdesi duhet nisur gjithmonë nga baza:
• Pastrimi i zorrëve
• Rigjenerimi i mëlçisë
• Stabilizimi i tretjes dhe mikrobiotës

