Arrestohen tre persona në Kamenicë, dyshohen për disa vepra penale

Policia në Gjilan, pas një hetimi të gjatë dhe sigurimit të informatave nga terreni dhe në bazë të autorizimeve nga Prokuroria Themelore, ka realizuar sot një operacion të gjerë në disa lokacione të ndryshme.

Operacioni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit, ku njësitet policore kanë kryer bastisje në disa lokacione në komunën e Kamenicës, të identifikuara paraprakisht përmes punës operative hetimore policore ndaj një grupi të personave, me dyshimin se të njëjtit janë përfshirë në veprat penale si ‘’Detyrimi’’, ‘’Posedim i substancave narkotike’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Gjatë kontrollit në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të personave të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar:

· Para në vlerë 8700 Euro

· 1 (një) Granatë dore

· 1 (një) Revole TT me një karikator me shtatë fishek cal.7.62 mm

· 145 (njëqindedyzetepesë) fishek cal.7.62 mm

· 1 (një) karikator

· 201 (dyqindenjë) fishek të cal.7.62×39 mm

· 1 (një) sprej piper

· 1 (një) gëzhoj 7.62×39 mm

· 1 (një) cigare e mbushur me substancë të dyshuar Mrijuan me peshë 1.1 gr.

Si rezultat i këtij operacioni, janë arrestuar tre persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, A.K. (1988), A.K. (1986) dhe B.Th. (200), të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, thuhet në njoftim.