“Pashë një Zot mos e thirrni më se na tranoj, unë po ju them që kena mu kallë” – Blerina ironizon me meteorologun

Meteorologu kosovar, Mendim Rugova, i biri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, vazhdon të informojë qytetarët për zhvillimet e fundit meteorologjike.

Në këto ditë të ftohta, parashikimet e tij janë ndër më të kërkuarat, sepse të gjithëve na intereson të dimë çfarë temperatura do të kemi nesër.

Por këtë herë, parashikimi i Mendimit ka marrë një “reagim epik” nga bashkëshortja e tij, dizenjatorja e njohur Blerina Kllokoqi-Rugova.

Me humor dhe shpirt lozonjar, ajo ka shpërndarë një reagim në rrjete sociale që ka bërë ndjekësit të qeshin.

“Pashë një Zot, mos e thirrni më se na tranoj. Unë po ju thom që nxet është. Kena me u kallë!”, shkruan ajo.