Nazim Gagica: Ne do të mbështesim bizneset që gjenerojnë ekonomi, punësim dhe besim në zhvillimin e qytetit

Kandidati i AAK për kryetar Komune në Gjilan, Nazim Gagica, ka premtuar mbështetje për bizneset vendore gjatë vizitës në ndërmarrjen lokale “Durrësi”

Zhvillimi i Gjilanit fillon nga mbështetja e bizneseve vendore, aty ku puna dhe ideja e mirë kthehen në sukses për gjithë qytetin.

Sot, bashkë me kandidatët për Kuvend Komunal, vizituam biznesin “Durrësi”, një model frymëzues që po tregon se me pak mund të arrihet shumë.

Koncepti “Gjithçka 1 euro” është shembull i qartë i kreativitetit, përkushtimit dhe suksesit lokal që e bën Gjilanin krenar.

Në mandatin tonë do të vazhdojmë të mbështesim biznese të tilla që gjenerojnë ekonomi, punësim dhe besim në zhvillimin e qytetit tonë – ka thënë Gagica.

#dritëpërgjilanin
174✅️