Fjalë nga zemra – për vjehrrat dhe gjyshet tona të dashura

Në këtë ditë të fundit të fushatës, unë Mrika Krasniqi Shala – kandidate për Kuvendin Komunal të Gjilanit (PDK, nr. 6) dua ta ndaj me ju një zotim që vjen nga zemra.

Për vjehrrat dhe gjyshet tona, për ato që çdo ditë kujdesen me dashuri për nipat e mbesat, që janë themeli dhe ngrohtësia e çdo familjeje.

Nëse marr besimin tuaj dhe zgjidhem Asambleiste në Kuvendin Komunal të Gjilanit, do të propozoj që për këto nëna e gjyshe të përkushtuara të ndahet një shumë simbolike mujore – si shenjë respekti e falënderimi për kontributin e tyre të madh në rritjen dhe edukimin e brezave të rinj.

Ky është një premtim që lind nga realiteti i çdo shtëpie gjilanase, ku dashuria e një gjysheje mban gjallë shpirtin e familjes.

Sepse një komunë që vlerëson nënat dhe gjyshet, ndërton të ardhme me më shumë dashuri, respekt dhe vlera njerëzore.

Voto për ndryshimin që vjen nga zemra! 🗳 Mrika Krasniqi Shala – nr. 6, PDK

Zëri i grave, nënave dhe gjysheve gjilanase në Kuvendin Komunal!