Skip to content
Mediafokus

Mediafokus

  • Lajmet
    • Qendrore
    • Rajonale
  • TË FUNDIT
  • Retro
  • Kronika
  • Kultura
  • Sporti
  • Shneta
  • Tjera
  • Opinione
  • Bota
Qendrore 

Hajdari uron Ramiz Lladrovcin për fitoren: Drenasin e dua edhe kur nuk fitoj

13/10/2025 - 17:1613/10/2025 mediafokus

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit dhe ka uruar kundërkandidatin e tij, Ramiz Lladrovcin, për fitoren në këtë garë.

Në një postim në “Facebook”, Hajdari falënderoi qytetarët për përkrahjen dhe e quajti garën “të jashtëzakonshme e demokratike”.

“Drenasin e dua edhe kur nuk fitoj. Të dashur qytetarë të Drenasit, ju falemnderit nga zemra të gjithëve për garën e jashtëzakonshme e demokratike që zhvilluam bashkërisht dje. Kam bërë të gjitha përpjekjet njerëzore për t’i sjellë Drenasit një qeverisje të mirë në të cilën kam besuar fort. Ju falenderoj shumë për besimin tuaj. Por gara e demokracia është kjo, dhe unë e respektoj verdiktin tuaj. Kundërkandidatin tim, Ramiz Lladrovcin, e uroj për fitoren dhe shpresoj që Drenasi të përjetojë zhvillim e suksese”, ka shkruar ai më 13 tetor 2025.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ramiz Lladrovci nga iniciativa “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin” e ka fituar garën për kryetar komune me 52.31% të votave, duke siguruar mandatin pa balotazh.

Pas tij u renditën:

Petrit Hajdari (PDK) – 37.31%

Egzona Tërdevci (LVV) – 4.01%

Naim Bazaj (Për Drenas e Kosovë) – 2.49%

Ajvaz Berisha (Bashkimi Demokratik) – 2.43%

Gazmend Heta (LDK) – 0.70%

Beqir Kiqina (AAK) – 0.70%

Në rezultatet paraprake nuk janë përfshirë ende votat me kusht, ato nga jashtë vendit dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

3 hours ago

NDAJENI KËTË ME TË TJERËT:

  • Ndajeni me të tjerët në Facebook (Hapet në një dritare të re) Facebook
  • Ndajeni me të tjerë në WhatsApp-i (Hapet në një dritare të re) WhatsApp
Ad 33
  • ← LVV-LDK në balotazh, kandidati i PDK`së: Unë e vendos kush do të jetë kryetari i ardhshëm i Fushë Kosovës
  • Trump nënshkruan marrëveshjen historike për Gazën: U deshën 3,000 vjet për të arritur në këtë pikë →

Të ngjashme

Rreth 300 aktakuza ndaj politikanëve që nga shpallja e pavarësisë

26/12/2020 mediafokus

Thaçi për konsultime me partitë politike, Kurti për zgjedhje pas pandemisë

30/03/2020 Ibrahim Ademi

AP: Kjo është rruga e para-marrëveshjes Kosovë – Serbi, gjithçka duhet të kryhet para datës 24 shkurt

20/10/202220/10/2022 mediafokus

Kontakti

E-mail: info@mediafokus.info

Adresa: Velania, Luigj Gurakuqi, p.n., Prishtinë

Ky portal mirëmbahet nga Mediafokus. Materialet dhe informacionet e publikuara në këtë portal mund të përdoren vetëm nëse citohet burimi dhe respektohet e drejta autoriale. Materialet e huazuara nga mediume apo portale të tjera, mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Impresum

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2026 MediaFokus.