Vdes 23 vjeçari nga Vitia, raportohet që ditë më parë ra nga kati i 6-të i një ndërtese në Gjilan
Një 23 vjeçar raportohet të ketë vdekur në Gjilan, pasi që ra nga kat ii gjashtë i një ndërtesë në ndërtim e sipër.
I njëjti thuhet të ketë rënë nga ndërtesa me datë 24 të këtij muaji.
Në lidhje me vdekjen e të riut ka shkruar edhe kryetari i komunës së Vitisë, prej nga ishte edhe tanimë i ndjeri.
“Me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit tuaj, Rinor Haxhiu, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Largimi i tij i hershëm nga kjo botë ka prekur zemrat tona thellë dhe ka lënë boshllëk të madh tek të gjithë ata që e njohën dhe e deshën. Në këto çaste të dhimbjes e pikëllimit, ne bashkë ndjejmë me ju në këtë humbje të madhe. Kujtimi për Rinorin do të mbetet i gjallë përherë në mendjet dhe zemrat tona. Ngushëllime të sinqerta familjes Haxhiu, miqve dhe të afërmve të tij”, ka shkruar kryetari aktual i Vitisë, Sokol Haliti.
Në lidhje me rastin nuk janë dhënë detaje shtesë nga Policia apo Prokuroria.


