Hill: Thaçi donte pavarësi në Rambuje, tha se do ta vrisnin nëse do ta pranonte propozimin që s’e përfshinte këtë

Diplomati amerikan, Christopher Hill foli gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale edhe për negociatat për Marrëveshjen e Rambujesë.

Atëherë, ai tha se Hashim Thaçi nuk pranonte asgjë që s’e kishte fjalën pavarësi.

Hill tha se ai u kishte thënë atyre se nuk ishte në gjendje ta pranonte propozimin “që nuk e kishte fjalën pavarësi në terma të qartë”.

“Ai tha se po të kthehej në Kosovë duke e pranuar propozimin që nuk përfshinte pavarësinë e Kosovës, ai do të vritej”, tha ai.

Ish i dërguari special i SHBA-së tha se grupi i delegacionit kosovar në Rambuje funksionoi mirë.