Hidhet shorti i Play-Off-it për Kupën e Botës: Kosova luan me Sllovakinë, në finale pret fituesin e duelit Turqi – Rumani

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar emrat e kundërshtarëve në Play-Off për Kampionatin Botërorë.

Dardanët janë për herë të parë në Play-Off pas një kampanje të shkëlqyer kualifikuese ku përfunduan në pozitën e dytë të Grupit me 11 pikë, tre më pak se lideri Zvicra.

Në gjysmëfinale, Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Sllovakinë në udhëtim.

Ndeshja e parë gjysmëfinale do të luhet më 26 mars, derisa finalja për një biletë në Kupën e Botës do të zhvillohet më 31 mars të vitit 2026.