Milaim Zeka paraqitet në ambientet e SPAK
Ende nuk dihen arsyet e prezencës së gazetarit dhe analistit në Prokurorinë e Posaçme.
Gazetari dhe analisti i njohur, Milaim Zeka, është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Burime konfirmojnë se Zeka ka hyrë në godinën e SPAK-ut gjatë paradites, por deri në këto momente nuk dihet arsyeja e saktë e paraqitjes së tij.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion zyrtar nëse bëhet fjalë për një thirrje në cilësinë e dëshmitarit, personit nën hetim apo për çështje të tjera që lidhen me dosjet që po hetohen nga kjo strukturë. Ndërkohë, edhe vetë Zeka nuk ka bërë ndonjë deklaratë për mediat.

