Afërdita Balaj Ajdini: Me besimin tuaj vazhdojmë me përgjegjësi dhe vizion të qartë për të ardhmen
Kandidatja e LDK-së për deputete me numrin 99, Afërdita Balaj-Ajdini, po merr përkrahje të jashtëzakonshme kudo në Kosovë për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ajo ka falënderuar mbështetësit e saj, duke thënë se me besimin tuaj, vazhdojmë së bashku drejt së ardhmes që e meriton vendi ynë.
“Viti ‘99 shënon kthesën më të madhe për popullin tonë, vitin e çlirimit, vitin kur Kosova vazhdoi rrugën drejt shtetndërtimit. Sot, me numrin 99, unë Aferdita Balaj, kandidate për deputete nga radhët e LDK-së, jam e motivuar ta vazhdojmë këtë rrugë me përgjegjësi, zhvillim dhe vizion të qartë për të ardhmen. Me besimin tuaj, vazhdojmë së bashku drejt së ardhmes që e meriton vendi ynë”, ka thënë Afërdita Balaj-Ajdini.
LDK 123✅️
Afërdita Balaj 99✅️

