Një burrë dhe një grua gjenden të vdekur në një vilë në Pejë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete në një vilë në Pejë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se bëhet fjalë për një burrë dhe për një grua.

“Rreth orës 15:00 policia është informuar se në rrugën e KFOR-it se dyshohet se dy persona në një vilë janë pa shenja jete. Policia dhe ekipi i emergjencës ka dal në vendin e ngjarjes, ku vdekja e dy personave është konstatuar nga mjeku kujdestar. Viktimat janë njëri i gjinisë mashkullore dhe tjetra e gjinisë femërore”, tha Gashi.

Akoma nuk dihet nëse ata kanë qenë familjarë. (foto ilustrim)