Gëzuar dhe mundësisht mos shani më, se u bo boll, kupa u mbush
Selatin Mehmeti
E di që kjo që po e them shkakton reagime, por më duhet ta them.
Iritimi im më i madh nuk ka qenë pse ka ardhë diaspora me votu, sepse e drejta me votu në vendlindje është e drejtë elementare, njerëzore dhe kushtetuese.
As nuk më ka pengu se kush kë e voton, sepse edhe kjo është e drejtë.
Ajo që më ka pengu më së shumti ka qenë mënyra e ardhjes bë grupe të organizuara sikur jan ardhë në luftë e jo me votue si qytetar të respektuar më kan penguar deklarimet me fyerjet, sharjet dhe nënçmimet që janë bërë ndaj opozitës dhe votuesve të saj.
Shprehje si: “kena me ju bo tokë të zezë”, “kena me ju bo kështu e ashtu”, apo mënyra e festimit sikur diaspora erdhi dhe e çliroi Kosovën nga çetnikët e Serbisë, është një urrejtje jo racionale ndaj gjithë opozitës dhe votuesve të saj.
Kjo nuk ishte vetem votë, por ishte si një rrevansh, një hakmarje të një fitoreje ndaj armiqve te Kosoves.
Kjo më ka penguar. Kjo lë pasoja dhe trauma, ta keni të sigurt.
Opozita nuk është armike. Ne votuesit e saj nuk janë as të Kralevës e as të Beogradit. Jemi të Kosovës.
Këtu jetojmë, punojmë, fitojmë bukën me mund e me djersë dhe edhe ne kemi të drejtë të votojmë lirshëm, njësoj si ju.
Populli ka hallet problemet e veta me skamje e me shumëçka, ju vetem një hallë e keni pasë – fitoren.
Jo me u kushtëzu me një kolicë ushqimi që ia ka ble vëllait, apo me shumë gjëra të tjera.
Kjo nuk është demokraci.
Diaspora duhet ta ruajë respektin që ka në vendlindje e jo të behet kosuritje politike.
Zgjedhjet vijnë e shkojnë, kryeministrat janë të përkohshëm, por Kosova dhe populli janë të përhershëm.
Prandaj të gjithë duhet ta ruajmë respektin për njëri-tjetrin dhe jo të krijojmë armiqësi artificiale që lënë trauma.
Politikanët i kanë punët e veta, populli i ka të vetat.
Dashni dhe respekt për të gjithë, jashtë dhe brenda Kosovës.
Ta respektojmë vullnetin e secilit prej nesh.
Ne nuk jemi armiq – jemi familje: babë e nënë, djem e çika, vëllezër e motra, e jo armiq të njëri-tjetrit.
Gëzuar dhe mundësisht mos shani më, se u bo boll, kupa u mbush. Le t’i shohë secili punët e veta, se i dalin boll.
Rrini në paqe kujdesuni për familjet tuaja se bollë halle kemi.

