Fluks mërgimtarësh drejt shteteve perëndimore, kolona deri në 600 metra në dalje të Merdarës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi gjendjen në pikat e kalimit kufitar, ku vërehet fluks në disa prej tyre.

Në Merdar pritjet në dalje arrijnë deri 30 minuta, ndërsa kolona e automjeteve shkon deri në 600 metra, duke e bërë këtë pikë më të ngarkuarën aktualisht.

Në pikat tjera kufitare, Bërnjak, Dheu i Bardhë, Glloboçicë, Hani i Elezit, Jarinje, Kullë, Muçibabë, Mutivodë, Qafë Morinë, Qafë Prush, Stançiq dhe Vërmicë, fluksi në dalje mbetet i ulët.

Në këto pika, pritjet për dalje shkojnë nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të theksuara automjetesh.

Sa i përket qarkullimit të kamionëve, nuk raportohet për pritje apo kolona të konsiderueshme në dalje në asnjë pikë kufitare.