Zgjidhet misteri: Sandër Prosi i ka dhënë fund jetës për Nerxhmije Pagarushën
Zbardhen detaje tronditëse nga dosja e ish-Sigurimit të Shtetit për Sandër Prosi, duke rihapur një nga misteret më të mëdha të kinematografisë shqiptare.
Deklarata erdhi në emisionin “Top Story” në Top Channel, ku gazetari Milaim Zeka tha se ka parë dokumente arkivore që hedhin një dritë tjetër mbi vdekjen e aktorit.
Sipas Zekës, dosja përmend një lidhje të fortë emocionale mes Sandër Prosit dhe këngëtares legjendare Nexhmije Pagarusha, duke ngritur pretendimin se aktori i madh mund të ketë kryer vetëvrasje pas një takimi me të.
Ai pohoi se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në Durrës, në ambientet e hotelit Vollga, dhe se informacioni mbështetet në dokumente zyrtare, jo në thashetheme.
Megjithatë, versioni zyrtar i regjistruar prej vitesh thotë se Sandër Prosi humbi jetën më 25 shkurt 1985 në Prizren, gjatë xhirimeve të filmit “Pranverë e hidhur”, pasi u hodh nga dritarja e hotelit ku ishte i akomoduar.
Rrethanat e asaj ngjarjeje kanë mbetur gjithmonë të paqarta dhe kanë ushqyer polemika të shumta.
Një pjesë e kolegëve dhe miqve të aktorit kanë dëshmuar ndër vite se Prosi vuante nga lodhje psikologjike, pagjumësi dhe ankth, ndërsa ishte një perfeksionist që ndiente se nuk vlerësohej sa duhej profesionalisht.
Sa i përket Nexhmije Pagarushës, ajo ka folur gjithmonë me respekt të madh për Sandër Prosin, duke mos konfirmuar kurrë publikisht një lidhje romantike.
Zbulimi i këtyre pretendimeve nga dosjet e Sigurimit rihap debatin mbi të vërtetën e vdekjes së Sandër Prosit dhe shton pikëpyetje mbi atë që realisht ndodhi pas kuintave të artit shqiptar.

