“Kjo zonjushë mes burrave në vitet e ’60-ta është nana ime”
Kjo zonjushë në mesin e këtyre burrave, që shihen në këtë foto të para 60 e sa viteve, ishte ndër mësueset e para në historinë e Anamoravës.
Ajo u shkollua nga mulla Qerimi i Llovcës, një besimtar përparimtar i kohës, i cili ishte ithtar i mësimit në gjuhën amtare.
“Falë ketyre pishtarëve të arsimit, ne sot shkruajmë e komunikojmë SHQIP…”, ka shkruar djali i saj, Arbeni.
“Kjo zonjushë në mesin e ketyre burrave, arsimtarëve të gjuhës më te bukur ne botë, GJUHËS SHQIPE është nëna ime e ndjerë Fatime Qerimi Krasniqi -nga LLovca, një ndër mësueset e para në histori të Anamoravës e shkolluar nga stergjyshi im Molla Qerimi, fetar por atdhetar e përparimtar, ithtar që të mesohet fillimisht shqip e pastaj ne gjuhë të huaja!
Foto e viteve te ‘60. Falë ketyrë pishtarëve të arsimit ne sot shkruajme e komunikojmë SHQIP..!”/Mediafokus

