Rreziku juridik i instrumentalizimit të takimeve individuale jo-kompetente me zyrë të huaj në Prishtinë

Isuf B.Bajrami

Në një periudhë kur institucionet kushtetuese janë funksionale dhe bartin përgjegjësi të plota për politikën e jashtme, është e rëndësishme që vijat e kompetencës të respektohen qartë, në mënyrë që të ruhet koherenca institucionale, serioziteti diplomatik dhe përfaqësimi unik i shtetit të Kosovës.

Prandaj, çdo komunikim politik me përfaqësues diplomatikë duhet të mbetet në kuadër informativ dhe konsultativ, pa krijuar perceptim të gabuar për role, autoritet apo vendimmarrje që i takojnë vetëm institucioneve shtetërore.

Nga këndvështrimi kushtetues dhe juridik, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe përfaqësimi i Republikës së Kosovës në raport me shtetet e huaja janë kompetencë ekskluzive e institucioneve qendrore të shtetit.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës ia njeh këtë rol Presidencës, Qeverisë dhe në mënyrë të veçantë, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si autoritete të vetme të mandatuara për formulimin dhe zbatimin e politikës së jashtme.

Ky parim synon të sigurojë unitet të përfaqësimit shtetëror, koherencë diplomatike dhe shmangie të paralelizmit institucional.

Takimi i Bedri Hamzës me Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë duhet parë në kontekstin individual dhe jasht institucional, duke e bërë dallimin e qartë ndërmjet komunikimit individual dhe kompetencave shtetërore.

Në këtë kontekst, individë apo përfaqësues të subjekteve politike që nuk mbajnë funksione ekzekutive shtetërore nuk kanë kompetencë juridike për të negociuar, përfaqësuar apo marrë angazhime në emër të shtetit të Kosovës në çështje që kanë të bëjnë me marrëdhënie dypalëshe.

Qëllimi dhe objektivi

Ky shkrim synon të analizojë rreziqet që burojnë nga takimet dhe komunikimet e aktorëve politikë jo-kompetentë me përfaqësues diplomatikë të shteteve të huaja, duke marrë parasysh:

1. Kushtetutën dhe ligjet vendore;

2. Normat ndërkombëtare të së drejtës publike;

3. Trashëgiminë historike të epokës socialiste dhe ndikimin e figurave të ish-sistemit komunist në ish-Jugosllavi;

4. Rreziqet për sigurinë kombëtare dhe integritetin institucional.

Kuadri kushtues dhe ligjor vendore
Kushtetuta e Republikës së Kosovës (2008) përcakton kompetencat e institucioneve shtetërore:

• Neni 84: Presidenti përfaqëson unitetin e shtetit dhe ushtron funksione ceremoniale dhe diplomatike.

• Neni 92: Qeveria ka kompetencë ekzekutive për politikën e jashtme.

• Neni 93: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kryen funksionin teknik-operativ.

Ligjet dhe kodet e tjera, si Ligji për Sigurinë Kombëtare dhe Kodi Penal, përcaktojnë kufijtë e komunikimeve të autorizuara dhe përgjegjësinë penale për veprime kundër rendit kushtues.

Parimi i përfaqësimit unik dhe standardet ndërkombëtare

• Vetëm individët me full powers ose që veprojnë ex officio mund të përfaqësojnë shtetin ligjërisht ndërkombëtarisht (Konventa e Vjenës mbi të Drejtën e Traktateve, 1969).

• Çdo veprim jashtë këtyre autoriteteve është juridikisht i pavlefshëm.

• Doktrina akademike (Shaw, Cassese) thekson centralizimin e sovranitetit dhe përfaqësimin unik.

Trashëgimia historike dhe ndikimi i ish-sistemit komunist

1. Konteksti historik

Epoka socialiste në ish-Jugosllavi (1945–1990) u karakterizua nga një sistem politik centralizues dhe totalitar, ku:

• Partia Komuniste e Jugosllavisë (PKJ) dhe më vonë Lidhja e Komunistëve e Jugosllavisë (LKJ) kontrollonin çdo nivel të politikës dhe burokracisë;

• Kanale joformale shpesh tejkalonin mekanizmat zyrtarë të diplomacisë;

• Figurava dhe rrjeteve të besnikërisë personale u lejohej qasje direkte tek diplomatët dhe organizatat ndërkombëtare.

Në Kosovë, këto rrjete ndikuan në formimin e elitave politike gjatë tranzicionit demokratik, duke krijuar vulnerabilitete potenciale për ndikime të jashtme⁴.

2. Figuravat e ish-sistemit komunist dhe kanalet e ndikimit

Figura të ish-sistemit komunist ruajtën lidhje me:

• Shërbime inteligjente dhe diplomatike të huaja;

• Partnerë brenda rrjeteve ndërkombëtare të socializmit.

Karakteristikat kryesore të këtyre rrjeteve janë:

• Kanale informale për ndërmjetësimin e kontakteve me aktorët politikë modernë;

• Mekanizma ndikimi në partitë politike dhe institucionet shtetërore;

• Njohuri të brendshme mbi strukturat shtetërore dhe proceset vendimmarrëse, që mund të përdoren në mënyrë joformale.

3. Rezoluta e Këshillit të Evropës dhe standardet ndërkombëtare

Rezoluta 1096 (1996) e Këshillit të Evropës thekson se: “Vendimet e marrë nga strukturat e ish-regjimeve totalitare dhe aktivitetet e figurave të ish-sistemit mund të ndikojnë ende në proceset demokratike dhe sigurinë e vendeve pas-socialiste”.

Ky tekst nënvizon nevojën për monitorim dhe parandalim të ndikimeve jo-autorizuese, sidomos në kontaktet me përfaqësues të huaj.

4. Trashëgimia dhe rreziqet për institucionet moderne

Rrjetet dhe figurat e ish-sistemit komunist mund të shfrytëzohen për:

1. Ndërmjetësimin e kontakteve joautorizuese me diplomatët e huaj;

2. Krijimin e kanaleve paralele të politikës së jashtme;

3. Cenueshmërinë e informacionit të ndjeshëm;

4. Instrumentalizimin për qëllime anti-shtetërore ose spiunazhi.

5. Integrimi në kuadrin kushtues dhe ligjor

• Kushtetuta e Kosovës, Neni 92–93: Kompetencë ekskluzive për Qeverinë dhe Ministrinë e Jashtme.

• Ligji për Sigurinë Kombëtare dhe Kodi Penal: Penalizojnë çdo ndërveprim të paautorizuar me përfaqësues të huaj.

Trashëgimia historike nuk mund të zëvendësojë institucionet zyrtare, dhe çdo kontakt i paautorizuar duhet të trajtohet si rrezik potencial për sigurinë kombëtare.

Dimensioni i sigurisë kombëtare

Politika e jashtme është komponent integral i sigurisë kombëtare.

Çdo komunikim me përfaqësues diplomatikë të huaj për çështje shtetërore:

• përmban potencial për shkëmbim informacioni sensitiv;

• ndikon në perceptimin ndërkombëtar të qëndrimeve shtetërore;

• mund të shfrytëzohet dhe keqpërdoret nga shërbime të huaja inteligjente.

Aktorët jo-kompetentë nuk i nënshtrohen procedurave të verifikimit të sigurisë, çka i bën ata faktor potencial cenueshmërie për shtetin.

Rreziku i veprimtarisë antishtetërore
Veprimtaria antishtetërore, në kuptimin juridik dhe të sigurisë, nuk kufizohet vetëm në akte të dhunshme, por përfshin edhe:

• minimin e autoritetit kushtetues;

• krijimin e kanaleve paralele të ndikimit të huaj;

• relativizimin e politikës zyrtare shtetërore.

Takimet jo-kompetente, edhe në mungesë të qëllimit kriminal, mund të kontribuojnë objektivisht në dobësimin e rendit kushtetues dhe në fragmentimin e politikës së jashtme.

Përfundim

Nga kjo siq u tha më lart, rezulton se:

1. Takimet jo-kompetente përbëjnë shkelje të parimit të përfaqësimit unik.

2. Ato krijojnë rrezik real për sigurinë kombëtare dhe integritetin institucional.

3. Mungesa e mandatit rrit rrezikun e instrumentalizimit antishtetëror dhe të inteligjencës së huaj.

4. Parandalimi i këtyre rreziqeve është detyrim kushtetues dhe institucional.