Bajrami: Vjedhjet e votave janë bërë me porosi
Mustafë Bajrami, teolog i njohur kosovar, është i bindur sevjedhjet e votave janë bërë vetëm me porosi. Sipas tij, është e pamundur t’i shtohen dikujt me qindra e mijëra vota pa i korruptuar paraprakisht komisionerët.
Postimi i plotë
E them me përgjegjësinë më të madhe: Vjedhja e turpshme me vagon e votave, 99.99999999% është bërë me dijeninë dhe porosinë e vetë kandidatëve.
Është e pamundur t’i shtohen dikujt me qindra e mijëra vota hapasëz e pa i korruptuar paraprakisht komisionerët.
Si nuk u vjen turp me dalë tani e me thënë se kinse nuk e paskan ditur.
Gabimi mund të jetë hajde të them deri në 20-30 vota. Mbi to, vjedhjet janë bërë vetëm me porosi. Me organizime kriminale.
Duke paguar para ose duke premtuar vende pune e të ngjashme.
Duhet rinumërim i votave në çdo kuti, edhe atë, nën kontrollin strikt të policisë. Tek çdo tavolinë ku bëhet numërimi.
Vetëm pasi të numërohen të gjitha votat, ky parlament mund të fitojë kredibilitetin e duhur.
Deri atëherë parlamenti duhet të shpallet jolegjitim. Nëse jo nga organet kompetente, atëherë detyrimisht nga populli.
Në rastin më të lehtë, deputetëve hajna-mashtrues duhet t`u ndalohet hyrja në parlament dhe të zëvendësohen me të tjerë…!

