Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës, njëri u kap në flagrancë me ryshfet
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinës, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar për KOHËN se janë arrestuar tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës, e se njëri prej tyre është zënë në flagrancë.
“Janë shoqëruar tre persona për marrje ryshfeti. Janë zyrtarë të Komunës së Prishtinës, derisa njëri prej tyre është zënë në flagrancë”, ka thënë ai.
Siç ka bërë të ditur Gashi, aksioni është ndërmarrë pas hetimeve të fshehta të zhvilluara së fundmi.

