Nysret Pllana pas deklaratës që nxiti reagime: Nuk jemi të pagabueshëm, vetëm Zoti është
Profesori Nysret Pllana ka reaguar pas deklaratës ku kishte kritikuar shqiptarët që japin para për të ndërtuar xhami.
Sipas tij, gabimet duhet të falen.
Ai i ka sulmuar edhe mediat.
“I ftoj institucionet tona të kenë kujdes ndaj këtyre portaleve, edhe i biri i dreqit kanë çelur portale”, tha ai.
Profesori Nysret Pllana kishte deklaruar shqiptarët janë në gjendje të japin miliona franga për të ndërtuar një xhami, siç thotë ai, “qendër islame arabe”, por nuk janë në gjendje të dhurojnë 100 euro për të shkruar një libër të pastër në shqip, shkruan Insajderi.
Profesori Pllana, i cili është edhe autor librash, ka treguar se si në Zvicër disa shqiptarë po e njollosin fenë dhe kombin duke ndërtuar xhami islame arabe për t’i mësuar nxënësit për historinë arabe e jo atë shqiptare.
“Për një natë ‘shqiptarëzinjtë’ i mbledhin miliona franga për një xhami të hamamit, e për një libër të pastër shqip nuk i japin 100 euro. Nuk po i fus të gjithë në një thes, por e kam fjalën për një numër jo të vogël. Qindra xhami vetëm në Zvicër janë bërë me dedikim për qendra kulturore islame shqiptare. S’ka lidhje ajo me shqiptarinë. E kthejnë në qendër islame arabe. I mësojnë nxënësit kush janë pejgamberët në Arabi. E jo kush është Skënderbeu. Në shekullin e 21-të, me lejuar ne këtë poshtërim, nuk na ka hije”, është shprehur Pllana në këtë takim me qytetarë.

