Gjilan, 77 shoferëve u konfiskohen patentat
Policia në Gjilan, gjatë një jave (20.02.2026 – 26.02.2026), në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik, ka shqiptuar 1.833 gjoba.
Njëherësh, janë shqiptuar 24 gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë, 43 për përdorim të telefonit si dhe 25 gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta).
Po ashtu, është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 77 ngasës.
Me qëllim parandalimi të aksidenteve, Policia apelon te ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik.
Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët – thuhet në njoftim.

